Skip to content

Del Raporti/ Rama falënderon Venecian: Tani të mbrojmë çdo njeri nga Shpifja

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për Komisionin e Vencias pas raportit mbi “Antishpifjen”.

Në një status në Twitter ai shkruan se tani është koha për të mbrojtur me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit,” shkruan Rama.

Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit.

— Edi Rama (@ediramaal) June 19, 2020

/shqip