Kjo jave pritet të jetë vendimtare për Shqipërinë për të kuptuar në çfarë përmasash do të jetë infektimi nga COVID-19.

Institucionet shkencore ndërkombëtare dhe ato të shëndetit kanë arritur në përfundimin se periudha e inkubimit të virusit, dmth sa ai qëndron në trupin e njeriut të infektuar pa shfaqur simptomat, është rreth 14 ditë.

Në 8 mars në Shqipëri u gjet personi i parë i infektuar. Autoritet thanë se është pacienti zero, por siç treguan ditët më pas, djali nga Puka ishte i pari, por ndoshta jo pacienti zero. Ato ditë, bashkë me të, kanë ardhur edhe shqiptarë të tjerë nga Italia nga pika të tjera hyrëse. Gjithsesi, duke qenë se kjo është data e parë, përllogaritet që fundi i perudhës së inkubimit të jetë diku rreth datës 22 mars, kur mund të jetë kulmi i parë i shpërthimit për numër njerëzish të infektuar. Ndoshta edhe pak më shpejt.

Duke u mbëshetur në të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Gazeta “Si” ka ndërtuar një grafik që tregon se si është shkalla e përhapjes së COVID-19 sipas numrit të të prekurve në Shqipëri duke e krahasur me Kinën dhe Italinë. Siç mund të vihet re, grafikët ngjajnë në trendin e tyre. Numri 1 në grafik tregon ditën kur në secilin shtet u shfaq pacienti i parë. Në Shqipëri është data 8 mars, pra 6 ditë më parë.

Edhe në Itali ka të njëjtën ecuri në raport më ditën e parë kur u shfaq virusi, përpara se të shpallej gjendja e emergjencës dhe izolimi i qytetarëve.

Por pyetja themelore që shtrohet duke parë këtë trend në rritje në Shqipëri si dhe duke u bazuar nga trendet e ngjashme që janë pasuar në shumë vendë që është përhapur koronavirusi është: “Nëse vallë javën e ardhshme, duke marrë në konsideratë izolimin e ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në vënd, do të ketë rritje të numrit të qytetarëve të infektuar me koronavirus apo përmirësim të situatës ?”

Nga grafiku i krijuar që prezanohet në krye të shkimit, Gazeta “Si” vuri re se në ditën e 19-të ka një kapërcim të theksuar të rasteve me Covid-19 si në Kinë ashtu dhe në Itali. Në Kinë numri i të infektuarëve nga dita e 7-të në atë të 14-të është gati dyfishuar e po kjo situatë e ngjashme shumëfishimi është vënë re e në Itali ku numri është gati dhjetëfishuar.

Ajo që i përbashkon Kinën dhe Italinë është se në të dyja vendet virusi i ka prekur qytetarët me pothuajse të njëtin trend. Shqipëria deri tani në këtë javë të parë është në të njëjtat gjurmë. Dhe ndoshta data 27 mars do të jetë në tjetër kulm shpërthimi.

Gjithsesi ky mbetet një parashikim dhe rezutati do të varet shumë nga efekti i karantinës si edhe masat e qeverisë.

Qeveria ka parashtruar më herët se është e sigurt se shkalla e përhapjes do të jetë e lartë. Ndaj nëse deri tani keni menduar se gjërat duken lehtë, jeni gabim. Java që vjen është decizive. Por mos u alarmoni, rrini në shtëpi dhe ndiqni këshillat për higjenën pasi kjo është gjëja më e mirë që duhet bërë tani.

Si ta sfidojmë korovirusin:

Trego shembullin tënd Promovo qëndrimin në shtëpi kur je i sëmurë Administro burimet me mencuri (ushqimet, detergjentet, etj.) Kujdesu për më të rrezikuarit Kujdesu për fëmijët dhe ushqimin e tyre Fiksojeni në mendje: Korovirus nuk diskriminon askënd

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re