Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan.

“Në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti në pronësi të shtetasit F.N,” shkruhet në njoftim.

Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale. Njëri aks, ai që shkon nga Tirana në Elbasan, është bllokuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re