Ditën e nesërme do të nisë lëvizja e mjeteve në të gjithë vendin me
orare të kufizuara. Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, ka
publikuar urdhërin, në të cilin shpalosen oraret e lëvizjes dhe mjetet,
personat që do të lejohen të qarkullojnë.

URDHRI

Në zbatim të planit të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria, për
vënien nën kontroll të pasojave që sjell përhapja e coronavirusit
COVID-19, por dhe për të qartësuar veprimet e unifikuara të Policisë në
shkallë vendi, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve
dhe mjeteve rrugore, si dhe për vazhdimin e lëvizjes së kufizuar të
veprimtarisë së përditshme të shtetasve dhe asaj prodhuese, në ditët në
vijim do të veprohet si më poshtë:

1. Duke filluar nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020,
do të lejohet qarkullimi I mjeteve rrugore private të shtetasve me
numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në
vendbanimet e tyre, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të
situatës së krijuar. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit
publik, përjashtuar shërbimet taksi 4+1 brenda këtij orari.

2. Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në
mëngjes dhe 16:00 deri në 17:00 pasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë,
minibusë, autobusë) që do të bëjnë transportin e personelit dhe
punonjësve të bizneseve

prodhuese/industrial/bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse
sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit.3.
Jashtë këtij kufizimi do të lejohet të qarkullojnë mjetet rrugore që
kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e
Policisë së Shtetit e ato Ushtarake, punonjësit e medias me makina të
loguara ose të paisura me document identifikimi, si dhe në oraret e
ndërrimit të turneve, turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë
13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30, të
punonjësit të Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personelit
shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje-ardhje në punë, kundrejt
dokumentit të institucionit ku punonjë.

4. Jashtë këtij kufizimi do lejohet të qarkullojnë, furgonçina,
furgonë, kamionë, të cilët merren me furnizimin me produkte ushqimore
dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që
transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

5. Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transportin e
mallrave Brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe
kompanive vendasa e të huaja.

6. Për rastet e fatkeqësive dhe sëmundjeve që kërkojnë trajtim
mjekësor në institucionet e shëndetësisë ose urgjenca do të njoftohet
numri i Policisë 112/129 dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe
0694122224, të cilët do të konfirmojnë lëvizjen e mjeteve.

7. Për zbatimin e detyrimeve të këtij telegram ndarkohen të gjitha
Drejtoritë Vendore të Policisë në vend dhe Drejtoria e Policisë Rrugore
në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të
Policisë së Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re