Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu. Rreth orës 5 të mëngjesit të 9 qershorit, tre të burgosur prenë hekurat e qelisë së burgut të Trevisos, ku po vuanin dënimin dhe zbritën jashtë me çarçafë dhe arritën të arratiseshin. Një skenë tipike nga filmi vizatimor ” Vëllezërit Dalton ” i frymëzuar nga komiku Lucky Luke.

Dy u kapën dhe u kthyen menjëherë nga policia e vuajtjes së dënimit, ende pa u larguar nga institucioni, tjetri arriti të humbasë gjurmët dhe aktualisht është në kërkim nga policia. 27- vjeçari Edison Pula është ende në arrati .
Ja kush është i arratisuri i burgut të Trevisos

Ende në arrati Edison Pula , 27 vjeç nga Shqipëria. U arrestuar shkurtin e kaluar në qendrën tregtare Emisfero di Silea. Ai ishte pjesë e bandës së grabitjes së shtëpive që shënoi 50 goditje mes Trevisos dhe Bellunos dhe është një nga të dyshuarit për grabitjen e naftëtarit Miotto në Mogliano Veneto.

I arratisuri Edison Pula në burg për vrasje, grabitje dhe trafik droge

I arrestuari me origjinë shqiptare i cili ndodhej në burg me urdhër-arresti europian, për tentativë vrasje , grabitje , posedim lëndësh plasëse dhe krime të tjera lidhur me trafikun e drogës , të gjitha të kryera në Shqipëri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re