Vizion Plus ka siguruar videon brenda kancelarisë së Vlorë ku djali i anëtares së KLP Rei Mete goditi për vdekje ndërtuesin.
Siç shihetr edhe në pamje, mes tyre fillimisht ka nisur një konflikt.
Ka qenë ndërtuesi ai i cili ka goditur fillimisht të riun, e më pas ky i fundit e ka gjuajtur disa herë deri sa e ka rrëzuar.
Siç duket nga sekuencat mjaft të rënda, mjaftoi vetëm 1 minutë e 9 sekonda që Armando Meshau të dergjej i vdekur në karrigen e një qendre interneti, pas u dhunua për vdekje nga Rei Meta.
Çdo gjë nisi për një pronë që Rei Meta e donte me patjetër, ndërsa Armando Meshau pretendonte se nuk kishte asnjë detyrim ndaj tij. Ishte ky konflikt i pazgjidhur, që e çoi Rein Metën në sallën e internetit duke i qëndruar shumë pranë viktimës ku debatuan me tone shumë të larta.