Video e meposhtme mëposhtme eshte e regjistruar ditën e djeshme në Vlorë. Sikurse shfaqet në video, drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen Golf 5”, po ecte me shpejtësi dhe papritmas humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në një dyqan lulesh.

Drejtuesi i mjetit për shkak të shpejtësisë  s’ka mundur të frenojë në kohë. Në momentin kur ka marrë kthesën makina ka rrëshqitur duke përfunduar në biznesin aty pranë.

Per fat te mire, nuk pati të lë nduar kurse dy personat që udhëtonin në të u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Kanë qenë qytetarët dhe policia që nxorën automjetin nga dyqani i luleve me ndihmën e një karotreci.






Previous article“Mos ma ngri zanin, jam qytetare amerikane”/ Sherr mes biznesmenes dhe policit në Velipojë: Ta thirra ambasadën..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re