Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, reagoi në lidhje me kërkesën e pjesëtarëve serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovë që të lirohen nga këto forca.

 

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social, Twitter, Delawie ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për “dorëheqjet e fundit të pjesëtarëve serbë të FSK-së”.

 

“Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”.

 

Ndërkohë deri më tani janë rreth 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesën për të braktisur FSK-në.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko