Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur shqetësimin lidhur me ndikimin politik ndaj gjykatave në Kosovë.

“Jam i shqetësuar për ndikimin politik mbi gjykatat në Kosovë. Shpresoj që ky koalicion do të kërkojë përparim në sundimin e ligjit. Luftimi i korrupsionit ka qenë prioritet, do të ofrojmë mbështetjen morale për ata miq që i ndajnë mendimet tona”, tha Delawie në kuadër të javës “Kundër Korrupsionit”, që po mbahet nën organizimin e koalicionit të organizatave joqeveritare në Kosovë.

Delawie ka kërkuar vazhdimin e punës, në luftën ndaj korrupsionit.

“Korrupsioni është i rrënjosur thellë. Nuk mund të ç’rrënjoset brenda një nate ose viti. Përparimi është i pamundur pa pasur këmbëngulje. Duhet të vazhdojë puna. Kemi korrupsion në prokurim publik që pengon investimet”, pohoi ai.

Në diskutime po marrin pjesë përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Çohu, Iniciativa për Progres (INPO), Instituti (KIPRED) dhe Columbus.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re