Skip to content

Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës do të vizitojnë Turqinë për konsultime mbi aplikimet për anëtarësim në NATO

thumbs b c b5713767783fdb6343b5de2a7d025485

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se delegacionet e Suedisë dhe Finlandës, nesër do të vijnë në Turqi për konsultime mbi aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.

Sipas njoftimit të ministrisë, delegacionet suedeze dhe finlandeze të kryesuara nga Sekretari Shtetëror i Zyrës së Kryeministrisë së Suedisë, Oscar Stenström dhe Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Jukka Salovaara, nesër do të vizitojnë Ankaranë.

Delegacioni turk i kryesuar nga zëdhënësi Presidencial, Ambasadori İbrahim Kalın dhe zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Önal, do të zhvillojnë konsultime mbi aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO me delegacionet e kryesuara nga Stenström dhe Salovaara.
Burimi: AA