Në bisedimet e delegacioneve turke dhe ruse është diskutuar për situatën e fundit në procesin politik për punimet e Komitetit Kushtetues në Siri, procesin Astana, Idlibin dhe zhvillimet e fundit në terren.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se bisedimet u kryesuan nga zv/ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Önal dhe përfaqësuesi special i presidentit rus për Sirinë, Alexander Lavrentiev.

Në takim krahas situatës së fundit në procesin politik për punimet e Komitetit Kushtetues në Siri, procesin Astana, Idlibin dhe zhvillimet e fundit në terren, refugjatët sirianë si dhe situatën e personave të zhvendosur, u diskutua edhe për aktivitetet e organizatës terroriste PKK/YPG.

Theksohet se në këto bisedime u shkëmbyen pikëpamjet për këto çështje dhe u paraqitën qëndrimet e Turqisë.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re