Delegacioni i BE në Tiranë, ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se ndërkombëtarët janë përfshirë në ndërmjetësin mes palëve për të bindur PS që të arrijë dakortësinë për Reformën Zgjedhore.

Në një përgjigje për News24, delegacioni i BE, thekson se “BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim”, ndërsa shtojnë më tej se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë, duke theksuar nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve’, thuhet në reagim.

Deklarata e Bashës

Ndërkohë një ditë më parë (16 janar) në një prononcim për mediat, Basha është shprehur: Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re