Një delegacion i OKB-së i kryesuar nga Koordinatorja Humanitare Lynn Hastings mbërriti në Rripin e Gazës sot, disa orë pasi filloi armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti midis grupit Xhihadi Islamik dhe Izraelit.
Burimet e sigurisë për AA thanë se delegacioni do të zhvillojë bisedime me zyrtarë palestinezë gjatë vizitës dyditore në Gaza.

Nuk është ende e qartë nëse gjatë vizitës, Lynn Hastings do të takohet me anëtarët e lëvizjes Hamas, e cila qeveris në Rripin e Gazës, apo grupin Xhihadi Islamik.

Armëpushimi, i cili hyri në fuqi mbrëmë vonë, i dha fund tre sulmeve ajrore izraelite treditore dhe sulmeve hakmarrëse me raketa nga Gaza.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 43 palestinezë janë vrarë dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re