Kryetari i Aleancës për Novacion dhe Drejtësi (BIG) parti, Haluk Jëlldëz (Haluk Yıldız), ka vizituar Kosovën i shoqëruar nga nënkryetari Ismet Misirlioglu, shkruan .

Delegacion i kryesuar nga Kryetari i Aleancës për Novacion dhe Drejtësi (BIG) parti, Haluk Jëlldëz (Haluk Yıldız), fillimisht kanë vizituar Prizrenin, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe stafi drejtues, ku është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit.

Më pas, delegacioni nga Gjermania ka vazhduar vizitën në Prishtinë, gjegjësisht në Kryeministri, ku janë pritur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Takimi ndërmjet delegacionit të kryesuar nga kryetari i BIG partisë Haluk Yildiz është zhvilluar në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, derisa kryeministri Haradinaj me këtë rast ka shprehur mirënjohjen më të thellë për ndihmën e Gjermanisë për Kosovën, me theks, falënderim i veçantë ka shkuar për kancelaren Angela Merkel.

Rrugëtimi i delegacionit nëpër Kosovë nuk u ndal, ata vazhduan edhe më tej duke vizituar kështu edhe deputetin nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtakun, ku u pritën ngrohtësisht ashtu siç është tradita drenicase me shumë bujari e dashamirësi.

Mirëseardhje dhe falënderime për delegacionin nga Gjermania, shprehu deputeti i Kuvendit, Mërgim Lushtaku. Gjatë takimit është biseduar për shumë çështje, ndër to edhe mundësinë e bashkëpunimit me komunat dhe shtetin e Gjermanisë në fusha të ndryshme./KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re