Një sherr i paparë mes serbëve ka ndodhur në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur në Poloni.

Natasha Jovanoviç, një deputete opozitare e Partisë Popullore ka dalë në mbrojtje të Vladimir Putinit, duke thënë se “e përkrah presidentin rus në çdo vendim që po mban”.

Siç bën të ditur B92, kjo ka shkaktuar kundërshtimin e hapur të kreut të delegacionit serb në AP të NATO-s, deputetin e partisë në pushtet të Aleksandër Vuçiçit,

Dragan Sormaz, i cili e quajti qëndrimin e koleges së tij si “antipolitik dhe antishtet”.

Sormaz tha se nëse Jovanoviç e adhuron Putinin, nuk ka gjë të keqe, por nuk duhet të flasë si deputete e Duma-s ruse.

“Ajo tha gjëra të pabesueshme. Nuk ja kërkoi kush dhe nuk kishte pse ta bënte, pasi z. Putin flet vetë dhe me institucionet ruse. Mirë do të ishte të flisnim për Serbinë tonë”, tha Sormaz.

Në Poloni, incidenti serb në fakt shkaktoi një pështjellim që më shumë i bën dëm Beogradit sesa dobi.

Thuajse të gjithë fjalimet e mbajtura pas deputetes serbe kanë harruar rendin e ditës dhe kanë sulmuar Putinin egërsisht për shkelje të vijës së kuqe të NATO-s, BE-së dhe stabilitetit europian.

Jovanoviç, duke folur për gazetën serbe Vecernje Novosti të tha se ishte mërzitur nga qëndrimi i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Rusisë, ndaj kishte reaguar.

Sipas saj, nuk mund t’i shante kush pa qenë prezent një përfaqësues rus, ndaj ajo ka marrë përsipër të përfaqësojë “vëllezërit”.

“Ata na mbrojnë në çdo vend ku na sulmojnë të tjerët e thjesht bëra detyrën”, tha Jovanoviç. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re