Shënohet një tjetër rast infektimi me COVID 19 në qytetin e Delvinës.

Mësohet se i prekur është një punonjës i policisë bashkiake, i cili rezulton të jetë kunati i pacientit të parë të regjistruar në këtë qytet.

Pas këtij rasti ka nisur dezinfektimi i zyrave të Bashkisë. Kryetarja e Bashkisë u ka dhënë një orë leje punonjësve deri në përfundim të procesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re