Prokuroria  e Posaçme ka dërguar për gjykim 13 persona qe akuzohen për mashtrim nëpërmjet call-centerave.

Sipas hetimeve që kane nisur me kërkese të autoriteteve gjermane ka rezultuar se ky grup është përgjegjës për mashtrimin e mijëra qytetarëve edhe ne Francë, Itali, Spanje e Greqi.

Dëmi i shkaktuar nga mashtrimi përllogaritet në rreth 7  milionë euro. Sipas prokurorisë Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, janë dy personat kryesorë të aktivitetit të paligjshëm.

SPAK ka sekuestruar disa llogari bankare mes te cilëve shumën prej 588 mijë euro në emër të Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Po kështu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Gjithashtu janë vënë në sekuestro edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re