TIRANË- Abc News ka mësuar dy çështjet për të cilat SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për Vangjush Dakon dhe disa zyrtarëve të tjerë në qytetin e Durrësit. Gazetari Ermal Vija, referuar burimeve hetimore, thotë se hetimet janë kryer për një pallat 11 katësh, ku katër kate të tij dyshohet se janë ndërtuar pa leje. Ky pallat u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 2019, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë.

“Janë dy momente që prokuroria ka nisur hetimet: E para, hetimet e SPAK në lidhje me një pallat 11 katësh, ku sipas prokurorisë, katër kate pallati janë ndërtuar pa leje. Sa i takon tërësisht pallati ka dyshime se bashkia qëllimisht nuk ka zbardhur lejen ndërtimore. Nuk ishte ekspozuar leja ndërtimore ka bërë që autoritete të tjerë të mos ndërhyjnë”, raportoi gazetari.

Hetimet për rastin e dytë kanë të bëjnë me një tender ku bashkia e Durrësit ka blerë një projekt për zhvillimin e vijës bregdetare duke e rritur me dhjetëfish vlerën reale të tij dhe duke i shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit prej 180 milionë lekësh.

“E dyta, ka të bëjë me një tender, për zhvillimin e bregdetit në zonën e Durrësit, ku bashkia ka blerë një projekt sa i takon zhvillimit të vijës bregdetare duke e rritur me dhjetëfish vlerën reale të tenderit duke I shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 180 mln lekësh. Vlera e këtij tenderi përllogaritet në rreth 220 milionë lekë, ndërsa 180 janë bërë dëm buxhetit të shtetit”, raportoi gazetari/ n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re