Inxhinieri i Sigurisë Kibernetike Erjon Hasanaj ka dhënë një intervistë për Fax News duke u përqendruar në skandalin e publikuar në ditët e fundit lidhur me pagat e më shumë se 630 mijë qytetarëve.

Hasanaj tha se ky ishte një dëm kolosal që mund të hyjë në punë nëse bie në duar të shteteve që nuk na e duan të mirën pasi qarkullonin të dhëna sensitive të cilat mund të përdoreshin në mënyra të ndryshme.

Inxhinieri i Sigurisë Kibernetike: Ka dy aspekte është një dëm individual dhe shtetëror. Sepse të dhëna të tilla me emër, mbiemër dhe me rrogat e personit por më delikatja dhe kritikja është numri i identifikimit sepse ky është informacioni më sensitive cdo gjë lidhet me të. Sot kemi një term që në Shqipëri nuk është shumë i njohur që quhet “Lufta e Informacionit të Shteteve”. Pra nëse këto informacione aq sensitive bien në duar të organizatave apo shteteve që nuk na duan të mirën atëherë është dicka shumë kritike. Është dicka e cmuar për to por shumë dëm i madh për ne.

A është i mundshëm një tjetër skandal i ngjashëm?

Hasanaj: Kemi disa problematika, e para përderisa ata individë kanë patur akses në servera, nuk përmbahet vetëm informacioni për janarin por edhe dokumenta të tjera të cilat janë shumë sensitive. Një gjë që është e domosdoshme për tu bërë është ndalimi i menjëherëshëm i aksesit në këto të dhënave derisa të sigurohet. Për shembull nga ana e protokollit të sigurisë që në Shqipëri edhe si term është i panjohur. Punonjësit duhet të kenë privilegjin minimal për të kryer punën e tyre dhe aspak më shumë.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re