Publicisti Ilir Demalia, ka bërë një akuzë mjaft të rëndë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Demalia shprehet se Veliaj u bën presion mediave duke përdorur Ambasadën Amerikane dhe se për këtë ka prova, të cilat sipas tij, do të publikohen së shpejti.

“Përpos kësaj Lali Eri, i kërcënon këto media edhe në emër të Ambasadës Amerikane dhe shtetit Amerikan. Për këtë ka fakte që do të bëhen të njohura së shpejti si inçizime dhe mesazhe“, shprehet Demalia.

Demalia shkruan se Veliaj po hakmerret ndaj televizionit “Ora” dhe pronarit të saj Ylli Ndroqi, pas një investigimi të këtij televizioni për cilësinë e rrugëve në Tiranë, por nuk e specifikon se në cilën mënyrë kryebashkiaku po hakmerret, apo po bën presion ndaj këtij televizioni.

“Televizioni ORA ka filluar një investigim për rrugët në Tiranë, koston dhe cilësinë e tyre dhe mënyrën si janë marrë këto rrugë nga këto kompani mafioze nga Bashkia. Kjo e ka tërbuar Lali Erin.I cili tashmë ka filluar një hakmarrje të hapur me gazetarë të ORA News dhe pronarin e saj për ti mbyllur gojën. Në qoftë se Lali Eri është indershëm, përse tërbohet për investigimin e ORA News?!!! Fundja kjo është detyra e gazetarit dhe gazetrisë dhe jo portvoçe të Lali Erit, Rilindjes apo kujdo pushterti dje-sot dhe nësër“, shkruan Demalia.

Postimi i plotë i Demaliajt:

Lali Eri si i fortë në kërcënimin e medias

Prej shumë kohësh Lali Eri ka kompromentuar gjithmonë e më shumë median dhe gazetarët, duke i kërcënuar me gjoba, me kontrolle financiare, me të fortët që i përdor dhe në fushatë, tipike veprime të një mendesie mafioze në shtetin mafioz të Rilindjes dhe Bashkisë së Tiranës. E vërteta është që shumicën i ka vënë përfund, deri në atë pikë, sa nuk kanë më problem Ramën kryeministër, por Lali Erin. Këtë e di për fakt, kur ka pasur raste që gazeta që më botojnë akuza për Ramën, kur vjen puna për Lali Erin, nuk botojnë, dhe shkruesve i thonë se nuk mund të publikojnë për Lali Erin, pasi nga Lali marrin fonde.

Pyetja e parë që lind, nga i merr këto fonde Lali Eri?! Në qoftë se përdor taxat e Bashkisë, për të korruptuar mediat, atëherë, kjo nuk është vetëm imorale, por edhe kriminale që duhet te dënohet duke filluar hetimi ndaj finacave të Bashkisë për shpërdorim në mbylljen e Medias së lirë! Këtu del qartë dhe gjithë fallsiteti i Reformës në Drejtesi si mungesë dhe mosfunksionim i drejtësisë, dhe jo vetëm, por edhe në shërbim të pushtetit kriminal. Në një kohë që taxat duhet të jenë në sherbim të qytetarëve të Tiranës dhe qytetit Tiranës, të cilin Lali Eri e ka shkatërruar në pakthyeshmëri me mafian e ndërtimit nga ku merr dhe burimet financiare si shpërblim të punëve dhe lejeve të ndërtimeve që i jep kësaj mafie, dhe këta arrijnë pastaj me të fortë rrugësh kontraktojnë vrasës me pagesë dhe kërcënojnë jo vetëm gazetarët, por edhe pronarë mediash, për investigimet që i bëjnë këto media të pakta që numërohen me gishtat e njërës dorë si të pavaruara.

Përpos kësaj Lali Eri, i kërcënon këto media edhe në emër të Ambasadës Amerikane dhe shtetit Amerikan. Për këtë ka fakte që do të bëhen të njohura së shpejti si inçizime dhe mesazhe.

Kjo është e dënueshme. Ambasada Amerikane duhet të marrë masa urgjente që mos të lejojë që të pëdorohet nga Lali Eri dhe mafiozët e Lali Erit, për kërcinimin e medias së lirë në emër të Amerikës. Nuk është i vetmi politakan mafioz që përdor Ambasadën Amerikane dhe Amerikën për të mbulluar pislliqet e tyre dhe mbyllur gojën fjalës së lirë.

Ambasada Amerikane dhe institucionet amerikane duhet të prononcohen sa më shpejt për këtë mashtrim që bënë Lali Eri, duke i thënë gazetareve dhe pronarë mediash, – Unë kamë edhe çunat e rrugës Elbasanit që do të ja u nxinë jetën!
Që kurë çunat e rrugës Elbasanit qënkan nën juriduksionin e Lali Erit?!!

Televizioni ORA ka filluar një investigim për rrugët në Tiranë, koston dhe cilësinë e tyre dhe mënyrën si janë marrë këto rrugë nga këto kompani mafioze nga Bashkia. Kjo e ka tërbuar Lali Erin.I cili tashmë ka filluar një hakmarrje të hapur me gazetarë të ORA News dhe pronarin e saj për ti mbyllur gojën. Në qoftë se Lali Eri është indershëm, përse tërbohet për investigimin e ORA News?!!! Fundja kjo është detyra e gazetarit dhe gazetrisë dhe jo portvoçe të Lali Erit, Rilindjes apo kujdo pushterti dje-sot dhe nësër.

Kaq për sot Lali Erit se të tjera lajmë do të ketë edhe përtej OQEANIT

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re