Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu dhe publicisti Ilir Demaliaj janë përplasur në një debat televiziv për çështjen e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Demaliaj i drejtohet Shehut duke i thënë se PD nuk mund t’i hapë dosjet pasi vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Azem Hajdarin si bashkëpunëor të Sigurimit.

Ilir Demaliaj: Nuk keni fuqi me hap dosjet e Sigurimit. Vetë Berisha e ka akuzuar Azem Hajdarin si bashkëpunëtor të Sigurimit. Përgjigjiu kësaj! E ke të zezë mbi të bardhë. Në ‘95-ën e ka akuzuar për trafikant dhe bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, Sali Berisha.

Tritan Shehu: Në ’95-ën ne vendosëm ligjin për këtë gjë dhe bëmë pastrimin e madh …

Ilir Demaliaj: Po lëreni mo retorikën, kemi fakte more Tritan, mos na bëni për budallenj. Lëre, se ju i keni bërë të gjithë të zezat dhe ju jeni më përgjegjës se socialistët se ju morët flamurin e demokracisë dhe flamurin e njerëzve që luftuan kundër regjimit.

Tritan Shehu: Alban, unë do të largohem, se e kam kohën e kufizuar për arsye të tjera…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re