Partnerja e Princit Harry, Meghan Markle është ndjerë e pambrojtur nga familja mbretërore gjatë periudhës së shtatzënisë. Mediat e huaja e kanë zbuluar këtë detaje ku po shqyrtohen ákuzat e gjykatës kundër portaleve Mail on Sunday dhe Mail Online.

Sipas avokatëve mbrojtës, Meghan u bë subjekt i një numri të madh artikujsh të rremë tabloidësh që i kanë shkaktuar shumë strès dhe dème në shëndetin mèndor.

“Duke qenë se shokët e saj s’e kishin parë kurrë në këtë gjendje, me të drejtë ishin të shqetèsuar për mirëqënien e saj, veçanërisht gjatë kohës që ishte shtatzënë, e pambrojtur nga institucionet dhe e ndaluar për të mbrojtur vetë veten.”

Meghan ka denòncuar tabloidet britanike për keqpërdorim të informacioneve private dhe publikimin pa miratim.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re