Skip to content

Dëme nga reshjet në Mallakastër; stuhia dëmton rrugë dhe ura, izolohen banorët e disa fshatrave

Subscribe

Reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bashkinë e Mallakastrës.

 

Shirat e dendur kanë dëmtuar urat në fshatin Metoh, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të zonës.

 

Kjo rrugë dhe urat lidhin Mallakastrën me fshatin Sinjë të Beratit dhe është një aks i përdorur gjerësisht nga banorët.

 

Kreu i bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, është shprehur se shirat kanë qenë me intensitet të pazakontë për këtë stinë, ndërkohë që grupet e punës janë në terren, për të riparuar dëmet dhe për të normalizuar situatën.

 

Autoritetet po punojnë për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të urave, si dhe për të rikthyer lëvizjen normale të banorëve të zonës dhe jo vetëm.