Policia e shtetit ka njoftuar se në bashkëpunim ka hartuar një plan te posaçëm masash për të parandaluar zjarrvëniet e qëllimshme apo ato të shkaktuara nga pakujdesia. Janë një sërë institucionesh, si komisaritet, drejtoritë e mjedisit, shtabi emergjencave në prefektura që po monitorojnë territorin e vendit.
 
Në Tiranë janë proceduar penalisht 7 autorë të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa 6 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.
 
Në mënyrë paradoksale këtë fund shtatori ullishte të tëra në Kavajë, Lushnjë e Fier janë përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme te mëdha. Përballë kësaj situate policia u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë për të denoncuar çdo rast zjarrvënie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re