Demenca, sëmundja që të merr kujtesën kryesisht në moshën e thyer, është kthyer në shqetësim jo vetëm për popullsinë shqiptare, por në të gjithë botën. Sipas raportit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, më shumë se 55 milionë njerëz në të gjithë botën jetojnë  me demencë, e cila është e pashërueshme dhe shpesh neglizhohet. E njohur si sëmundja e moshës së tretë, demenca sipas mjekes psikiatre Valentina Asabella po prek edhe më te rinjtë.

 

MJEKE PSIKIATRE  

VALENTINA ASABELLA

 

Moshat e vjetra janë kryesisht të prekura, por nuk përjashtohen edhe moshat më të reja. Kemi vënë re që kanë filluar demenca në moshat 60 vjec, ka ekzistuar edhe më parë por kohët e fundit ka një trend në rritje.

 

Mjekët psikiatër tregojnë se është rritur ndjeshëm edhe numri i vizitave të pacientëvë pas Covid-it, që shfaqin problem me kujtesën afatshkurtër.

MJEKE PSIKIATRE

VALENTINA ASABELLA

 

Janë shtuar demencat nga mikroinsultet e vogla pas covid-it. Këtu është vënë re një trend rritje, të shoqëruara me dëmtime ne kujtesën afatshkurtër, këta persona  nuk mbajnë mend histroritë aktuale dhe tregojnë ngjarje që ju ka ndodhur kohë më parë. Pra në 6 mujorin e parë pas covid janë evedintuar deficite të rënda të kujtesës, por që kanë ardhur duke u rregulluar në 6 mujorin e dytë.

 

Demenca nis me humbjen e pjesshme të kujtesës, vështirësi në të menduar deri në mos njohjen e personave të afërm. OBSH ka paralajmëruar se deri në vitin 2030, numri i njerëzve që jetojnë me demencë pritet të rritet në 78 milionë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re