Dementia nënkupton dëmtimin dhe prekjen fizike të trurit, harresën beninje ose llojin e çmendurisë që filmat dhe mediet portretizojnë. Ose ajo që familja përjeton kur një prej tyre shfaq dhunë, panik, frikë dhe urrejtje të pashpjegueshme ndaj njerëzve që kishte dashur më parë, shkruan KosovaPost.
Termi “Dementia” mbulon të gjitha llojet e dëmtimit në tru si: Alzheimer, dementia frontotemporale, çrregullimi i enëve të gjakut. Shumica e tyre përfshijnë humbjen e kujtesës, ndryshimin e personalitetit, dëmtimin e aftësisë për të folur, komunikuar apo funksionuar.
Të gjitha llojet e këtyre çrregullimeve mendohet të vijnë nga dëmtimi i qelizave të trurit që kryesisht shkaktohet nga formimi i pllakëzave ose proteinave të depozituara që pengojnë funksionimin normal dhe komunikimin e neuroneve. Mënyra se si nis dëmtimi mbetet akoma i panjohur bashkë me mënyrën se si ndalohet.
Dementia nuk është pjesë e pashmangshme e plakjes. Rreth 44 milionë persona janë të prekur nga kjo sëmundje. Kjo do të thotë që kemi të bëjmë me problemin më të madh shëndetësor me të cilin përballet i gjithë globi.
Njerëzit me dementia ose të afërmit e tyre paguajnë për qendrat e kujdesit shëndetësor në rastet kur kjo kërkohet dhe është e domosdoshme. Trajtimi i Dementias është shumë i kushtueshëm, megjithatë do të kushtonte akoma më shumë nëse do të trajtohej si gjendje mjekësore dhe jo si sëmundje shoqërore.
Gjithsesi, kjo mbetet një temë e hapur. Është shumë e vështirë të përshkruash ndjesinë që të jep dementia. Nëse njerëzit do kishin fuqinë për të përcjellë fuqinë e madhe të kësaj sëmundjeje, ata ndoshta nuk do të mundnin të shpjegonin qartë atë që kjo sëmundje të bën të përjetosh.
Terry Pratchett ishte ambasador për Alzheimerin, që prek artikulimin. Për atë Dementia ishte humbja e zërit dhe shkrimit të babait, tkurrja e ngadalshme e fjalorit të tij, ndoshta jo sepse i kishte harruar fjalët, por sepse kishte frikë t’i thoshte gabim.
Dëshpërimisht kërkonte kuletën, rrobat dhe i duheshin ditë të tëra kërkimi për t`u bindur që të gjitha ishin në dollapin e tij. Neveria e tij për ujin ishte në rritje, duke bërë që dushi të kthehej në një përballje sfiduese. Shkalla e këtij çrregullimi mund të shkojë deri aty ku kujdestarit t`i duhet të kujdeset edhe për pjesët më intime të të sëmurit.
Mick Ward, një tjetër profesionist i fushës shprehet: “Është paksa një balancë e ndërlikuar. Ti dëshiron t`i bësh njerëzit të vetëdijshëm për atë që mund të vijë, por nga ana tjetër nuk dëshiron t’i trembësh në lidhje me atë që janë diagnostikuar”.
Sipas prestigjiozes “The Guardian”, vitet e fundit, Dementia sa vjen dhe bëhet më e prekshme për të gjithë, falë fushatave informuese dhe ndërgjegjësuese. Megjithatë ka ende shumë persona që përballen me këtë sëmundje çdo ditë. Mënyra më e mirë për të komunikuar me dikë që mbart këtë sëmundje është të futesh në realitetin e tij.
Të gjithë ata që janë diagnostikuar me këtë sëmundje nuk duhet të tremben. Me kalimin e kohës gjërat po përmirësohen në drejtim të përkujdesjes ndaj Dementia. Tashmë, për një person që vuan nga ky çrregullim, zgjidhja nuk është më mbyllja ose kyçja në një ambient të izoluar duke i dhënë medikamente mjekësore të forta./KosovaPost/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re