Pas përmbytjeve masive në qarkun e Durrësit, Prokuroria e këtij rrethi ka nisur hetimet.

Organi i akuzës i ka nisur hetimet për veprën penale “shkatërrimi i pronës përmes përmbytjes”.

Prokuroria ka dyshime se situata me 250 ha tokë të përmbytur mbi 1000 familje të prekura e të dëmtuara, është shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të Hidrovorit.

 

Ka dyshime se nga personat e ngarkuar me funksione, të cilat kanë për detyrë menaxhimin e situatës janë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetasve dhe personave juridikë dhe kanë sjellë edhe pasojat e rënda të evidentueshme dhe të matshme mbi të mirat pasurore si edhe në jetën e një personi i cili ka humbur jetën.

Po kështu, bazuar në dëmet e konsiderueshme të evidentuara deri më tani që janë shkaktuar në infrastrukturën publike si dhe pronën privat, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale të “Shkatërrimit të pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” të parashikuar nga neni 153 dhe neni 161 i Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re