Skip to content

Dëmet nga tërmeti e përmbytjet, Greqia solidarizohet me Shqipërinë

Ashtu siç edhe premtoi kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis në takimin që pati me kryeministrin Edi Rama në Neë York, Greqia do të dërgojë ndihma humanitare në Tiranë për pëërballimin e pasojave dhe lehtësimin e të dëmtuarve prej tërmeteve dhe përëmbytjeve që goditën së fundmi vendin.

 

Në një postim në Facebook, ambasada greke në Tiranë ka njoftuar se të dielën në orën 09:45 do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit, një avion transporti I Aviacionit Luftarak grek, I cili do të sjellë ushqime, ilaçe, tenda, krevate, batanije dhe materiale të tjera.

 

Ndihma humanitare greke përfshihet në kuadrin e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, I cili koordinon përballimin kolektiv europian të fatkeqësive natyrore.

 

“Republika e Greqisë, duke iu përgjigjur menjëherë thirrjes së  Autoriteteve Shqiptare, dërgon ndihmë humanitare në Tiranë  për përballimin e pasojave  dhe lehtësimin e të dëmtuarve prej tërmeteve dhe përmbytjeve që goditën së fundmi  Shqipërinë. Ndihma humanitare greke përfshihet  në kuadrin e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, i cili koordinon përballimin kolektiv europian të fatkeqësive natyrore. Nesër, ditën e dielë, më 29 shtator 2019, në orën 09.45, mbërrin në aeroportin RINAS të Tiranës  një avion transporti  i  Aviacionit Luftarak Grek,  i  cili sjell nga Greqia gjeneratorë, ushqime, ilace, tenda, krevate, batanije dhe materiale të tjera të nevojshme. Erion Veliaj @LSorecaEU  European Union in Albania Olta Xhacka”