Kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako ka dhënë në një lidhje telefonike për News24 disa nga informacionet e fundit për situatën në Durrës pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot vendin.
Sako tha se janë 59 banesa me dëme, dy shkolla dhe pesë pallate.

“Kemi 59 banesa me dëmtime të plasaritura, shkolla të plasaritura kemi dy dhe pallate të plasaritura kemi pesë. Janë plasaritje që nuk kanë rrezik për jetën e njerëzve. Iu është ofruar ndihmë 26 qytetarëve në spital me dëmtime të lehta. Momentalisht tre janë në spital, të tjerët janë larguar në shtëpi. Sapo ka ardhur edhe një tjetër i ri dhe po merr mjekim në urgjencë”, tha Sako.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re