Brukseli bëhet kryeqyteti i parë që ndalon rrjetin 5G për shkak të efekteve shëndetësore. Lajmi është konfirmuar nga Céline Fremault, ministre e Qeverisë për Rajonin e Brukselit, përgjegjëse për Strehimin, Cilësinë e Jetës, Mjedisit dhe Energjinë.

“Nuk mund t’i hapim derën kësaj teknologjie, nëse standardet e rrezatimit nuk respektohen. Qofshin këto 5G ose jo. Qytetarët e Brukselit nuk janë derra, shëndetin e të cilit mund ta shes për përfitime financiare. Nuk mund t’i lëmë asgjë dyshimit”, është shprehur ajo.

Fremaul tha se projekti pilot 5G nuk përputhet me standardet e Brukselit për sigurinë e rrezatimit.

Nuk ka pothuajse asnjë dyshim se një botë 5G do të na vendoste të gjithë nën një nivel të pashembullt mbikëqyrjeje dhe kontrolli; dhënien e fuqive të padëgjuara algoritmeve të koorporatave pa shpirt. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të fshirë përgjithmonë axhendën atje, të paraqitur nën “teknologjinë e dobishme të shkuar keq”.

Ndërkohë që Brukseli bëhet qyteti i parë i madh që bllokon teknologjinë 5G, dhjetëra qeveri lokale kanë miratuar legjislacionin për të parandaluar ose kufizuar hyrjen e saj për shkak të efekteve shëndetësore. 21 qeveri lokale në SHBA e kanë një legjislacion të tillë. Por përtej kësaj, janë edhe efektet anësore biologjike. Dhjetëra studime e kanë lidhur wireless-in me frekuencë të ulët me disa efekte biologjike, të cilat përfshijnë:

Dëmtim i ADN-së

dëmtim oksidativ

ndërprerja e metabolizmit të qelizave

rritje e barrierave të qarkullimit të gjakut në tru

reduktim i melatoninës

ndryshime në metabolizmin e glukozës në tru

gjenerim i proteinave të stresit

Po ashtu, në vitin 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) e ka futur rrezatimin e radiofrekuencave në listën e kancerogjenëve të mundshëm./ respublica.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re