Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi për hetimin e biznesmenit Isuf Berberi, i cili nëpërmjet personave të tjerë kishte kryer fatura të falsifikuara kundër kompanisë amerikane “Black Swan”, duke i shkaktuar një mashtrim prej 1.2 milionë euro.

Hetimi u nis nga Byroja Federale e Investigimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara, të cilët dërguan një letër porosi për kompaninë e naftës “Phoenix Petroleum”, në pronësi të biznesmenit Berberi.

Por Berberi është një emër i përfolur në media për lidhjet e tij të forta me pronarin e TV Klan, Aleksandër Frangaj. Ky i fundit i ka shitur një vilë me vlerë 1.5 milionë euro Berberit, ku burimi i parave mund të ketë qenë pikërisht skema e mashtrimit me kompaninë “Phoenix Petroleum”.

Bëhet fjalë për një vilë vanitoze, në zonën e Qerretit, tek kompleksi i njohur për VIP-at, “Laguna Blu”. Ajo ka edhe një histori abuzimi, pasi fusha e sportit u grabit me të padrejtë nga Frangaj

Në vitin 2015, asokohe banorët e kompleksit “Laguna Blu” në Kavajë denoncuan Aleksandër Frangajn, se po zgjeronte ndërtimin tek fushat e sportit. Këto fusha sporti, me sipërfaqe 8000 m2 ishin pjesë e kompleksit dhe përdoreshin për fëmijët.

Frangaj e kishte një vilë në atë zonë, por mania për tu zgjeruar edhe më tej, bëri që të shkatërronte fushën e sportit. Fillimisht nëpërmjet qeverisë Berisha, Frangaj kishte përdorur KKRT, për t’i ndryshuar statusin, nga fushë sportive në një shesh ndërtimi, shkruan Ajsbergu.

Më pas, Frangaj e ka privatizuar në mënyrë të palígjshme këtë truall, duke e kthyer në pronën e tij private. Banorët e Lagunës Blu e kanë denoncuar disa herë këtë skàndal dhe kanë qëlluar me vezë Aleksandër Frangajn.

Pasi e ndërtoi “kalanë” e saj, familja Frangaj e shet këtë me një vlerë mbi 1.5 milionë euro, tek biznesmeni Isuf Berberi, i hetuar nga FBI për mashtrim dhe pastrim parash.

Natyrshëm ngrihet pyetje, paratë që ka marrë Frangaj për shitjen e vilës, a janë pjesë e màshtrimit të “Phoenix Petroleum”?

 Gazetaatdheu