30 qershor- Kandidati i Partisë Socialiste për Beratin, Ervin Demo, deklaroi të dielën se “sovranit të drejtën për të votuar nuk mund t’ia heqë askush”.

Pas votimi Demo theksoi se “ndaj sot është një ditë historike për qytetin tonë dhe për gjithë Shqipërinë, për t’u shkëputur njëherë e mirë nga shembulli i regresit”.

“Pjesëmarrja është në nivele të kënaqshme, kjo edhe në shenjë të qytetarisë së Beratit. Për mua konkurrenca, sfida më e madhe është komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët. Unë besoj se në çdo proces, kandidatët duhet të kenë mundësinë të shpalosin programet e tyre. në fund të ditës kontratën kush do që do zgjidhet kontratën e ka me të gjithë qytetarët”,-  theksoi Demo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re