Bashkia Berat, vazhdon konsolidimin e grupeve në terren, për përballimin e situatës së krijuar nga intensiteti i lartë i reshjeve të shiut.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo tha se “grupet e punës janë në terren në mënyrë që të parandaloj problematikat e krijuara”.

Sipas tij, strukturat e emergjencave në bashkinë Berat do të vazhdojnë intensivisht procesin e kontrollit raportimit dhe ndërhyrjeve në gjithë qytetin.

Demo apeloi për shmangien e lëvizjeve jo të domosdoshme.

“Ju sugjerojmë të kufizoni lëvizjet deri sa situata të përmirësohet”, tha ai, teksa informoi se, “lëvizjet në drejtim të fshatit Sinjë të kufizohen si rrjedhojë e reshjeve të shumta deri në përmirësimin e rrëshkitjeve të rrugës kryesore”.

Gjithashtu bëri të ditur Demo, në fshatrat Veterrik, Remanic konstatohen probleme të daljes së lumit nga shtrati në tokat bujqësore.

Ndërkohë që të kalueshme janë rrugët për në fshatrat Karkanjoz, Bogdan, Qafë Dardhë dhe Mbolan.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re