25 gusht Prej mbrëmjes së djeshme, në kodrat e fshatrave Mbreshtan, Starovë, Veterrik dhe Remanicë, 22 zjarrëfikës të bashkisë Berat gjatë gjithë natës kanë luftuar për të mbajtur vatrat e zjarrit në kontroll.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo bën të ditur se kushtet e vështira si terreni, era e fortë dhe vegjatacioni kanë bërë që zjarri të marri përmasë në pjesën e zhveshur të kodrave.

“Në orët e para të mëngjesit 100 trupa të ushtrisë, 75 vullnetarë dhe 1 helikopter kanë ardhur në ndihmë dhe është arritur që zjarri të vihet në kontroll duke ndalur përparimin e tij drejt tokave bujqësore dhe zonave të banuara”, u shpreh Demo.

Sipas tij, situata vazhdon të monitorohet me shumë kujdes për ndalimin e aktivizimit të vatrave të zjarrit për shkak të temperaturave të larta, të cilat e bëjnë situatën me rrezikshmëri të lartë.

“Aktualisht vazhdon punohet në disa vatra aktive”, shtoi Demo.

Për shuarjen e vatrave të zjarrit u angazhuan në kontrollin e kësaj situate të rrezikshme dhe forcat e Ministrisë Brendshme, Emergjencave Civile, Ushtrisë dhe Prefekturës.

Gjithashtu bashkitë Fier, Kuçovë, Divjakë dhe Roskovec kanë vënë në dispozicion mjete dhe trupa zjarrëfikëse.

#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_21-3.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_20-4.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_19-5.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_18-5.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_17-4.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_16-6.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_15-7.png) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 7

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re