Skip to content

Demo nuk ndalet, vijon takimet me banorët e Beratit

Demo nuk ndalet vijon takimet me banoret e Beratit

Demo nuk ndalet vijon takimet me banoret e Beratit

Pavarësisht se opozita ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit, Partia Socialiste duket se është e vendosur për të mos bërë asnjë hap prapa dhe për t’i realizuar ato sipas përcaktimit kushtetues.
Kandidati i së majtës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Berat, Ervin Demo, vijon takimet me banorë të njësive vendore dhe qytetarë të Beratit.
Në këtë takime Demo njihet me problematikat e ndryshme të këtyre zonave dhe bashkëbisedon me banorët për zgjidhjet e mundshme.
Dje ai u ndal në fshatrat Kostren dhe Vojnik të njësisë administrative Roshnik, ku u njohë më nga afër me problematikat e komunitetit, ndërsa më parë zhvilloi një takim në lagjet “Donika Kastrioti” dhe “Çlirim” në Berat.
Në këto takime, Demo është shoqëruar nga deputeti Fadil Nasufi dhe kryetarja e PS-së, Valbona Zylyftari.

1553677907 399 Demo nuk ndalet vijon takimet me banoret e Beratit
1553677908 965 Demo nuk ndalet vijon takimet me banoret e Beratit