13 nëntor – Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo mori pjesë në konferencën e organizuar nga UNICEF, në Athinë, Greqi, me fokus trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve e të rinjve dhe ofrimin e mundësive të barabarta në shoqëri. “Mbi 23 Hom ologë nga Europa dhe Azia Qendrore morën pjesë në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm ku shprehëm njëzëri angazhimin tonë në rritjen dhe përmirësimin e shërbimeve për të rinjtë dhe fëmijët me prioritet fëmijët nga grupet në nevojë”, – shprehet Ervin Demo.

Kreu i bashkisë së Beratit prezantoi sfidat dhe mundësitë e Bashkisë Berat në trajtimin e këtyre çështjeve. Takimi u përshëndet nga zëvendës Drejtori i përgjithshëm i UNICEF për Europën dhe Azinë Qëndrore Z. Philippe Cori dhe nga kryetari i bashkisë së Athinës Z. Kostas Bakoyanis.

Demo është optimist se Berati do të shkojë përpara vetëm nëpërmjet frymës dhe energjisë së fëmijëve dhe të rinjve. Sipas tij, “disa projekte janë ndërmarrë së fundmi me përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe projekte në fushën sociale të cilat kanë si synim integrimin e fëmijëve dhe të rinjve në jetën sociale dhe komunitare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re