26 tetor Në fshatin Mbreshtan në Berat kanë filluar punimet për rivitalizimin e mjediseve çlodhëse në këtë fshat, të cilat po mundësohen me mbështetjen financiare të kompanisë “Shell”.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë fshat.

“Projekti parashikon krijimin e një pedonaleje, në formën e unazës perimetrale përgjatë rezervuarit të Mbreshtanit, e cila do jetë e pajisur me gjelbërim, ndriçim dhe sinjalistikë”, theksoi Demo.

Kryebashkiaku Demo u shpreh se “investimi do të bëjë të mundur rritjen e atraksioneve të ekoturizmit në zonë, duke krijuar mundësi fantastike për piknik, ecjen në natyrë si edhe eksplorime në natyrën e mrekullueshme të fshatit Mbreshtan”.

Demo falënderoi stafin e Shell për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe realizimin e këtij projekti në veçanti.

#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/mbreshtan6.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/mbreshtan1.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/mbreshtan2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/mbreshtan3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/mbreshtan4.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/mbreshtan5.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 6

/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re