Skip to content

Demo: Rrjet të ri ujësjellësi në fshatrat që kanë probleme

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit, Ervin Demo, i premtoi sot banorëve të Vodezës së Beut dhe Vodezës së Poshtme përmirësim të furnizimit me ujë të pijshëm.

Gjatë një takimi me banorë të këtyre fshatrave, Demo diskutoi me ta për problematikat e tyre më shqetësuese si rruga e pashtruar, kanalizimet e ujërave të zeza dhe mungesa e ujit të pijshëm.

“Me marrëveshjen që qeveria shqiptare ka me KFW, pas përfundimit të projektit për ujësjellësat në qytet, tashmë e gjithë vëmendja do të përqendrohet në zonat rurale”, tha Demo.

Sipas tij, shumë shpejt do të nisi dhe investimi për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm në shumë prej fshatrave që kanë këtë problem.