7 qershor- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me bizneset e lagjes Uznovë, të  cilëve u premtoi se një klimë më të favorshme për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Gjatë takimit, Demo u shpreh se “pas 30 qershorit bashkia do tu krijojë një klimë më të favorshme bizneseve të vogla, si një motor i ekonomisë familjare”.

“Sipërmarrësit e vegjël do të kenë gjithë infrastrukturën e domosdoshme që të marrin shërbimet e nevojshme nga administrata e bashkisë”, shtoi Demo.

Po ashtu kandidati për kreun e bashkisë Berat zhvilloi sot një vizitë në familjen e Agim Çunit në Uznovë.

“Kryetari i bashkisë së Beratit nuk ka shkelur asnjëherë në këtë zonë, duke i lënë të pazgjidhura problematikat e banorëve”, tha Çuni.

Sipas Demos, të gjitha familjet në Uznovë kanë të njëjtat shqetësime, ku kryesori është rruga dhe mungesa e ndriçimit.

Demo bën t[ ditur se kryefamiljarët ankohen më shumë për fëmijët kur shkojnë në shkollë, pasi rrezikojnë të bien në ujë gjatë dimrit.

“Bashkia pas 30 qershorit do të kthehet në aleatin kryesor të banorëve, duke dëgjuar çdo shqetësim dhe duke i dhënë zgjidhje çdo problematike”, tha Demo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re