Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka dhënë një mesazh të rëndësishëm në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Me anë të një reagimi në Twitter diplomati i BE tha se në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida për shkak të koronavirusit.

“Në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida, të përkeqësuara nga COVID-19. Besimi i qytetarëve në demokraci nuk duhet të merret si i mirëqenë. Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë. Ne duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin”, tha Soreca.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re