SHBA- Joe Biden është fituesi i zgjedhjeve presidenciale dhe do të jetë presidenti i 46 i SHBA-ve.
Ai ka reaguar pak më parë në rrjetin social Twitter, me një mesazh të shkurtër për amerikanët dhe një video, që e shoqëron këtë mesazh. Biden do të mbajë edhe fjalimin e fitores ditën e sotme.
“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur për të udhëhequr vendin tonë të jashtëzakonshëm. Puna që kemi përpara është e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem president për të gjithë amerikanët – nëse votuat apo jo për mua. Unë do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, shkruan Biden.
Njëkohësisht ka reaguar edhe zëvendëspresidentja e ardhshme, Kamala Harris.
“Këto zgjedhje janë shumë më tepër se sa unë dhe Joe Biden. Ka të bëjë me shpirtin e Amerikës dhe vendosmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë!”. shkruan Harris.
/TPZ.al/
America, I’m honored that you have chosen me to lead our great country.
The work ahead of us will be hard, but I promise you this: I will be a President for all Americans — whether you voted for me or not.
I will keep the faith that you have placed in me. pic.twitter.com/moA9qhmjn8
— Joe Biden (@JoeBiden) November 7, 2020
