Seanca plenare e kësaj të hënë është mbyllur mes flakëve dhe tymit. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ndezuar tymuese në sallën e parlamentit, teksa njëra prej tyre ka marrë flakë. Ndonëse çdo deputet u kontrollua nga Garda e Republikës, sërish Noka ka mundur të fusë në sallë tymuese, duke shkaktuar kaos në Kuvend. Si pasojë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashtuoi Nokën nga Kuvendi dhe mbylli seancën

 

Nga ana tjetër, mazhoranca dha ‘dritë jeshile’ ndaj projektligjeve të parashikuara në këtë seancë plenare. Deputetët e opozitës kanë vijuar kaosin edhe në këtë seancë plenare, si formë proteste ndaj kërkesave të tyre të paplotësuara nga Kuvendi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re