Skip to content

Demokratët, një ditë para gjyqit ndaj Trump: Sulmi i paturpshëm ndaj vullnetit elektoral të popullit

w 55776607 1

Përpara fillimit të gjykimit të Presidentit amerikan Donald Trump në Senat, ekipi i tij ligjor tha se rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve ishte “një sulm i rrezikshëm ndaj të drejtës së amerikanëve për të zgjedhur një president”.

Të dy palët paraqitën argumentet e tyre përpara gjyqit të së martës në Senat, me demokratët që pretendojnë se Trump nui ka cenuar besimin e publikut.

Argumentet e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila miratoi një rezolutë në dhjetor 2019 për të shkarkuar Trump-in, janë vendosur në 111 faqe dhe përfshijnë dëshmitë nga diplomatët dhe zyrtarët e qeverisë për marrëdhëniet e presudentit me Ukrainën.

Demokratët thonë se ka “prova të mjaftueshme” për të vërtetuar se Trump është fajtor për të dyja akuzat – shpërdorim detyre dhe pengim të Kongresit.

“E vetmja pyetje e mbetur është nëse anëtarët e Senatit do ta pranojnë këtë dhe do të marrin përgjegjësinë dhe respektojnë detyrimin kushtetues,” thuhet në dokument. Ekipi juridik që do të përfaqësojë Trump tha se rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për tërheqjen ishte “një sulm i rrezikshëm ndaj të drejtës së amerikanëve për të zgjedhur lirshëm një president”.

“Kjo është një përpjekje e paturpshme dhe e paligjshme për të prishur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020, të cilat do të mbahen brenda disa muajsh”, deklaron ekipi juridik që do të përfaqësojë Trump.