Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Përplasja brenda partise demokratike është shtrirë edhe në grupet e komunikimit në Whats up.

 

Kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet sekretarit për koordinimin dixhital ka hequr nga chat-grupi i deputeteve demokrate kreun e grupit Gazment Bardhi, nenkryetarin e demokrateve te drejtuar nga Sali Berisha, Oerd Bylykbashi, deputetin Tritan Shehu e disa te tjere.

 

Shkak është bërë mesazhi i Gazment Bardhit, i cili në cilesinë e kryetarit të grupit parlamentar ka njoftuar deputetet demokrate në grupin e Whats up se mbledhja e grupit të PD do të jetë të marten në orën 12.00.

 

Ky mesazh është fshire nga Endri Hasa dhe me pas po Endri Hasa e ka hequr nga chat-grupi i deputeteve Gazment Bardhin dhe deputetet e tjerë si dhe u ka bllokuar deputeteve që kanë mbetur te drejten per te shkruar në këtë grup.

 

Si pasoje disa deputete demokrate si Dhurata Çupi e Saimir Koreshi jane larguar nga grupi.

 

Të enjten Lulzim Basha njoftoi se kryetare e grupit parlamentar  të PD do të jetë Flutura Acka. Por sot Bashen e mbeshtesin vetem 10 deputete të PD, 41 te tjere janë në krah te liderit historik Sali  Berisha dhe kreut te grupit Gazment Bardhi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re