Vizita e Dua Lipës në Shqipëri, ka bërë jehonë në gjithë botën.

Por, në mënyrë të pabesueshme, shumë demokratë në Shqipëri i janë vërsulur asaj pse ka takuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn, a thua është faji i saj pse kryeministër i Shqipërisë është Edi Rama dhe kryebashkiak i Tiranës është Erion Veliaj.

“Nje nga gjerat me te uleta per nje artist (muzikant, shkrimtar, piktor, ..) nje sportist te rendesishem, nje fizikan apo nje historian, nje figure te rendesishme te kultures apo dijes eshte padyshim dalja ne fotografi apo marrja pjese ne aktivitete propagandistike me udheheqesit zullumqare, me drejtuesit hajdute dhe shkaterrues te jetes se njerezve, me kryeministra apo kryetare bashkie mashtrues dhe shkaktare te mjerimit dhe deshperimit, me politikane qe bashkepunojne me krimin dhe drogen.

Nje artist apo nje figure e tille duhet ti rrije perballe nje udheheqesi te tille dhe ti thote te verteten.

Detyra e tyre eshte kundershtimi i udheheqrsve te tille, eshte mbrojtja e te dobëteve dhe e te vjedhurve dhe jo legjitimimi i pushtetareve zullumqare.

N.q.s edhe keta njehsohen me pushtetin zullumqar, atehere keta nuk jane me asgje dhe kot presim nga njerezit te bejne dallimin.

Ps: Gent Kaprata si njeri i holle qe eshte, ironikisht  ju “kerkoi” demokrateve qe te sulmojne Dua Lipen. Une, besoj Genti mendon qe jam demokrat, nuk  e kam domosdo thjesht me Dua Lipen”, shkruan një ish-kandidat për deputet i PD-së, Fitim Zekthi, që është dhe këshilltar i Lulzim Bashës.

Si ai, ka dhe plot të tjerë në rrjet, që në vend të lumturohen pse një këngëtare me përmasa botërore vjen në Shqipëri dhe i bën reklamë vendit tonë, i janë vërsulur me banalitete të tilla, pse takon Ramën e Veliajn.

Sikur e ka fajin ajo, që në këtë vend nuk është kryeministër Lulzim Basha, por Edi Rama!

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re