Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në “Fax News” ka folur për situatën politike brenda PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi është pozicionuar mes dy palëve të cilave u ka kërkuar që të gjejnë një të mesme të përbashkët pasi kjo situatë dëmton PD-në. Gjithashtu deputeti i Lushnjes zbuloi se Basha në mbledhjen e grupit ka thënë se Kuvendi i vetëm i PD-së është ai i 18 dhjetorit.

Korreshi komentoi edhe debatin që për pak përfundoi në sherr fizik mes deputetit Ervin Salianji dhe ish-zv/kryeministrit, Erion Braçe në seancën e Kuvendit maratonë ku u votua për projektbuxhetin 2022.

Nuk mund të them që PD është ndarë në dy kampe, mund të them që është ndarë në dy mendime të ndryshme, kjo situatë nuk i bën mirë askujt. Me gjithë demokratët kemi qenë krah për krah, me nismat që merr PD pavarësisht mendimeve të ndryshme unë mendoj se do të vijë momenti që të marrim një vendim të vetëm të gjithë së bashku.

Zoti Basha ka bërë qëndrimet e tij. Mendimi im është që PD nuk ka luksin të humbë asnjë aset të saj, duhet të jemi një përballë të keqes më të madhe që është Edi Rama. Edhe në bazë shikojmë një agresivitet që ndodh brenda demokratëve, unë e kam refuzuar daljet e mia publike që të jem palë e gjithë proceseve brenda PD. Këto janë forume ku jepen mendime ndryshe. Unë mendoj se PD ka qënë në momente edhe më të vështira sic ishte 97 dhe më pas ka ardhur dhe ka fituar. Unë mendoj se PD ka asete të duhura pavarësisht këtij lloj ngërci, pavarësisht dy palëve që kanë mendime të ndryshme. Unë mendoj se asnjë kryetar që ka kandiduar nuk ka fituar me 100% të votave, kështu që pjesa tjetër që mendon ndryshe jo domosdoshmërisht nuk bën për PD, mendoj se pavarësisht cfarë do të ndodhi, duhet të ketë një gjuhë bashkimi mes demokratëve të kenë dy palët freskim në mendim dhe të gjejmë një emërues të përbashkët.

Basha ka 95% mbështetje të demokratëve – Absolutisht asnjëri nuk di shifrat reale. Në zonën time unë merrem me problematikat që ka zona ime dhe nuk merrem për të bërë sondazh kush ka më shumë mbështetje Basha apo Berisha. Ka mendime ndryshe por kjo punë do të shikohet në fund që nuk e di cfarë do të ndodhë. Ne duhet të flasim më shumë për problemet, mos merremi me njëri tjetrin, nuk më pëlqen që dy demokratë të zihen apo të shahen në televizione të ndryshme. Nëse kemi dicka ti lëmë në selinë blu kur dalim jashtë mos fjalsim kundër njëri tjetrit.

Deputetët e PD kanë dalë kundër Bashës dhe janë pozicionuar në krah të Berishës – Unë respektoj mendimin ndryshe, për mua janë kolego të mirë. Unë shkoj mirë me të gjithë aty, me ata që mbështesin Bashën dhe Berishën. Unë mendoj se duhet të respektohet forumi.

18 dhjetor Kuvendi Kombëtar? Në 11 dhjetor nuk jam në gjendje të them se cfarë do të vendoset por di të them që për zotin Basha në 11 dhjetor nuk do të ketë kuvend ka thënë Basha. Vasha na ka thënë që Kuvendi i vetëm është në 18 dhjetor.

Ata që marrin pjesë në 11 dhejetor, nuk do të përjashtohen nga selia blu ? Nuk e ka thënë asnjëherë këtë gjë, janë të pavërteta ajo që janë thënë.

Sherri Saljanji – Braçe? Unë do të nis nga gjykimi im nuk duhet të arrijmë në ato nivele që pretendojmë të kapemi fizikisht me njëri tjetrin. Di që në përgjigjimet referohet për një zv/kryeministror, nuk e di nëse është Brace apo dikush tjetër. Di që ka kërkime por smund ta them dhe si një jursit do të bëjë gabim kur skam parë dicka konkrete”, tha Korreshi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re