Një nga mbështetësit e pranishëm në “Foltoren për PD-në” në Elbasan e quajti ish-liderin historik Berisha “Diell.” Qytetari tha se ata që largohen nga orbita e këtij dielli kthehen në shkëmbinj pa vlerë.

Qytetari: Doktor mirëserdhe. Na kishte marrë malli

Berisha: Edhe mua.

Qytetari: Deshi zoti solli diellin në Shqipëri dhe ky diell është Doktor Saliu. Ta mbajnë mend shqiptarët ta dinë mirë, kush largohet prej orbitës së këtij dielli kthehet në shkëmb pa vlerë, nuk ka vlerë fare.

Kapedanin e kemi për bukuri, kemi një kapedan që nuk duhet ta lëshojmë kurrë, kemi një kapedan që i ngjan shumë Ataturkut. Unë kam folur dhe në një mbledhje tjetër dhe kam thënë çfarë do bëhet me Doktorin. Nuk më dhanë përgjigje.

Doktor është turp, po turpi më i madh është një njeri pa gjak, limfatik na erdhi në krye, na shiti Doktor. Fëmijët duan të rriten të lirë, duan të jenë demokratë, nuk kemi ku i çojmë kalamajtë Doktor.

I mbajmë në shtëpi mbyllur se kemi frikë se na i vjedhin. Këta të vjedhin dhe kalamajtë, i shesin, çfarë nuk bëjnë këta Doktor. Unë doja t’i thosha yjeve që janë rreth orbitës tënde mos largohen se do kthehen në gurë të pavlerë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re