Sali Berisha është pritur me entuziazëm nga disa mbështetës të tij në Berat.

Një prej tyre është shprehur se Basha nuk e ka vlerësuar sakrificën e demokratëve në çadër dhe protestat para Kuvendit, ndërsa ka vlerësuar ish kryeministrin dhe ka ngritur një dolli për të.

Basha haram e paç mundin tim në çadër që u plevitosa dhe para parlamentit që u helmuam. Zoti Basha hiqe këmborën se nuk e tund dot. Kam një dolli për doktor Berishën. Doktor një dolli për ty se ti nuk je një politikan shëmbullor sepse je një baba shembullor, një burrë shembullor dhe po e pi këtë dolli sepse princesha jote e di që burrat nuk mbajnë fasoletë por shami”, tha demokrati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re