Gjatë takimeve të Berishës, sheh plot delirantë. Gjatë bashkëbisedimit me demokratët sot në Dibër, një nga mbështetësit i cili kishte ardhur nga Italia posaçërisht për t’iu bashkuar Foltores tha se Basha nuk mund ta mbajë PD-në me shfaqjet vandamiste, siç i cilësoi ai të Erdogrul Salianjit (Ervin Salianji), Vandam Bardhi (Gazment Bardhi) dhe Angeline Jolie (Grida Duma).

Demokrati: “Do doja t’i lutesha si qytetar pikë së pari dhe si demokrat së dyti ish-kryetarit, peng Basha ashtu siç edhe ju e perifrazoni me të drejtë. Nuk mund ta mbajë PD nga shfaqjet vandamiste të ditëve të fundit se nuk e mbron dot as Erdogrul Salianji, as Vandam Bardhi as Angeline Jolie (Duma) dhe aq më pak Filxhane Tabaku.

PD është baza, janë këta njerëz që kanë tejmbushur sallën, janë ata të rinj që nuk po punojnë dhe enkas po i përgatitet terreni që vetëm në masë e djathta të bojkotojë Shqipërinë për të pasur një terren deri në 2030 siç e parashikon vetë krimineli shqiptar Rama i mbështetur po ashtu nga personi që drejton te ne.

Ne duhet të punojmë të gjithë bashkë për t’i rikthyer dinjitetin dhe sovranitetin PD për t’i dhënë platformën e duhur Shqipërisë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re