Demokratit gati i përlotur përballë Berishës: U kujtuat shumë vonë për të ardhur në Korçë, hëngrëm 8 vite gazin, nuk ka asnjë përgjegjës për humbjen!

Screenshot_10-5.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Arjan Haruni një nga demokratët e pranishëm në qytetin e Korçës në foltoren e radhës që po mban ish-kryeministri Sali Berisha, e ka nisur fjalën e tij me kritika.

I pranishëm në ambientet e kinemasë “Millenium”, demokrati me zërin që i dridhej dhe gati i përlotur tha se ndihet i braktisur.

“Është e vonuar ardhja në qytetin e Korçës, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë quhem Arjan Harruni ish anëtar i kryesisë së partisë demorktike dega Korcë që së bashku me 13 anëtarë dhe 51 kryetarë dhe sekretarë seksionesh kemi dhënë dorëheqjen nga funksionet pranë kësaj dege, kemi dhënë dorëheqjen por në mënyrë absolute nga PD ne do të jemi atje me apo pa lulzim bashën, me apo pa Sali Berishën. Sepse idealet tona janë të vjetra, mundi është shumë i madh. Punuam me forcë 8 vite hëngrëm gazin lodhjen e madhe dhe nuk mundemi që të braktisin gjitha këto (i dridhet zëri dhe përlotet). Ne dolëm të humbur nga zgjedhjet e 25 prillit, dhe kryetari nuk bëri analizë pas humbjes për shkak të frikës së tij. I nderuar doktor janë 700 mijë demokratë që enden rrugëve tyë pashpresë nuk dimë se cfarë do të bëhet me familjen e tyre nuk po shikojnë mundësi jetese. ne kërkojmë prej jush që të mbahen disa takime”, tha demokrati përballë Berishës.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë